
“Ethnic Communities Rights Navigator” mbështetet përmes skemës së granteve “Digital Spark”, si pjesë e projektit “Regional Support Mechanism EECA”, i cili zbatohet nga Fondacioni Metamorphosis dhe TechSoup në partneritet me CIVICUS dhe në kuadër të Iniciativës për Demokraci Dixhitale (DDI) që përfshin Jugun Global.
The Ethnic Communities Rights Navigator is supported through the Digital Spark granting scheme, as part of the Regional Support Mechanism EECA project, implemented by Metamorphosis Foundation and TechSoup, in partnership with CIVICUS and under the Digital Democracy Initiative (DDI) that covers the Global South.
Konventat marrëveshjet dhe deklaratat ndërkombëtare
Në vijim janë paraqitur konventat, marrëveshjet dhe deklaratat më të rëndësishme ndërkombëtare që lidhen me të drejtat e bashkësive etnike në Maqedoninë e Veriut, me lidhje të drejtpërdrejta në kuadër të platformës „Navigatori për të Drejtat e Bashkësive Etnike“.
Konventa Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare – FCNM
- Një nga dokumentet më të rëndësishme evropiane për të drejtat e pakicave;
- Maqedonia e Veriut e ka ratifikuar Konventën në vitin 1997;
- Përfshin mosdiskriminimin, gjuhën, kulturën, arsimin dhe pjesëmarrjen në jetën publike.
Më shumë informata:
Maqedonia e Veriut dhe Konventa Kornizë
Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut – ECHR
- Dokument themelor për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Evropë;
- Maqedonia e Veriut është anëtare e Këshillit të Evropës dhe është e detyruar ta zbatojë Konventën;
- Neni 14 e ndalon diskriminimin, përfshirë diskriminimin në bazë të përkatësisë etnike.
Më shumë informata:
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut
Karta Sociale Evropiane
- I rregullon të drejtat sociale dhe ekonomike;
- Përfshin barazinë gjatë punësimit dhe në vendin e punës;
- Përfshin të drejtat në arsim dhe mbrojtje sociale.
Më shumë informata:
Karta Sociale Evropiane
Karta Evropiane për Gjuhët Rajonale ose të Pakicave
- E mbron përdorimin e gjuhëve rajonale dhe të pakicave;
- Parashikon masa në arsim, administratë, media dhe kulturë;
- Maqedonia e Veriut është nënshkruese e Kartës.
Më shumë informata:
Karta Evropiane për Gjuhët Rajonale ose të Pakicave
Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike – ICCPR
- Neni 27 parashikon se personat që u përkasin pakicave kanë të drejtë ta gëzojnë kulturën, fenë dhe gjuhën e tyre.
Dokumenti:
Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike
Konventa Ndërkombëtare për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racor – ICERD
- E ndalon diskriminimin racor dhe etnik;
- I obligon shtetet të krijojnë mbrojtje juridike efektive;
- Parashikon masa për parandalimin dhe eliminimin e diskriminimit.
Dokumenti:
Konventa Ndërkombëtare për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racor
Konventa për të Drejtat e Fëmijës – CRC
- Neni 30 parashikon se fëmijët që u përkasin pakicave etnike, fetare ose gjuhësore kanë të drejtë në gjuhën, kulturën dhe fenë e tyre.
Dokumenti:
Konventa për të Drejtat e Fëmijës
Konventa për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit
- E përkufizon dhe e ndalon veprën penale të gjenocidit;
- Siguron mbrojtjen e grupeve kombëtare, etnike, racore dhe fetare;
- I obligon shtetet ta parandalojnë dhe dënojnë gjenocidin.
Dokumenti:
Konventa për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit
Kriteret e Kopenhagës
- Paraqesin kushtet për anëtarësim në Bashkimin Evropian;
- Kërkojnë institucione të qëndrueshme demokratike dhe sundim të ligjit;
- Përfshijnë respektimin e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e pakicave.
Më shumë informata:
Kriteret e anëtarësimit në BE
Marrëveshja Kornizë e Ohrit
- Marrëveshje e rëndësishme politike e arritur në vitin 2001;
- I avancon të drejtat e bashkësive etnike në Maqedoninë e Veriut;
- Paraqet bazë për të drejtat gjuhësore dhe përfaqësimin e drejtë;
- Parashikon zhvillimin e vetëqeverisjes lokale dhe decentralizimin.
Dokumenti:
Marrëveshja Kornizë e Ohrit
Doracakët zyrtarë dhe më relevantë
Burimet e Komisionerit të Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare – HCNM
Portali kryesor i Komisionerit të Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare paraqet një bazë qendrore të doracakëve, rekomandimeve dhe materialeve të tjera që lidhen me të drejtat e pakicave.
Portali kryesor:
Të drejtat e pakicave – OSBE
Rekomandimet e Lundit
Një nga dokumentet më të rëndësishme të OSBE-së për pjesëmarrjen efektive të pakicave kombëtare në jetën publike.
- Pjesëmarrja politike e pakicave;
- Vetëqeverisja lokale;
- Zgjedhjet dhe përfaqësimi politik.
Dokumenti:
Rekomandimet e Lundit për pjesëmarrjen efektive të pakicave kombëtare
Udhëzime për pjesëmarrjen e pakicave kombëtare në procesin zgjedhor
- Mënyrat për përfshirjen e pakicave kombëtare në proceset zgjedhore;
- Masat ligjore dhe praktike për sigurimin e pjesëmarrjes së barabartë;
- Rekomandime për institucionet dhe organet zgjedhore.
Dokumenti:
Udhëzime për lehtësimin e pjesëmarrjes së pakicave kombëtare në procesin zgjedhor
Doracak për gjyqtarët mbi të drejtën kundër diskriminimit
Doracak i përgatitur në kuadër të Misionit të OSBE-së në Shkup, i dedikuar për zbatimin praktik të legjislacionit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi.
- Njohja e formave të ndryshme të diskriminimit;
- Zbatimi gjyqësor i legjislacionit kundër diskriminimit;
- Udhëzime praktike për gjyqtarët dhe profesionistët juridikë.
Më shumë informata:
Doracak për gjyqtarët mbi të drejtën kundër diskriminimit – Misioni i OSBE-së në Shkup
Doracaku i ODIHR-it për zgjedhjet dhe pjesëmarrjen e pakicave
- Shpjegon se si sistemet zgjedhore ndikojnë te pakicat kombëtare;
- Përmban rekomandime praktike për shtetet dhe organet zgjedhore;
- I shqyrton mekanizmat e përfaqësimit politik.
Dokumenti:
Doracaku i ODIHR-it për vëzhgimin dhe promovimin e pjesëmarrjes së pakicave
Përmbledhje e standardeve për pakicat – Këshilli i Evropës dhe OSBE
- Përmbledhje e kombinuar e standardeve të Këshillit të Evropës dhe OSBE-së;
- E shpjegon kornizën juridike ndërkombëtare për mbrojtjen e pakicave;
- Përmban konventa, rekomandime dhe udhëzime praktike relevante.
Më shumë informata:
Standardet e OSBE-së për pakicat kombëtare – Këshilli i Evropës
Materialet shpjeguese të FCNM-së
Materiale që lidhen me Konventën Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare.
- Mënyrat për zbatimin praktik të të drejtave të pakicave;
- Detyrimet e shteteve nënshkruese;
- Mekanizmat për ndjekjen e zbatimit të Konventës.
Më shumë informata:
Konventa Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare
Të drejtat e pakicave – standardet ndërkombëtare dhe udhëzimet
Materialet bazë të Zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, të dedikuara për të drejtat e pakicave.
- Standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e pakicave;
- Zbatimi i mekanizmave ndërkombëtarë për të drejtat e njeriut;
- Udhëzime për parandalimin e diskriminimit dhe margjinalizimit.
Më shumë informata:
Të drejtat e pakicave – OHCHR
Mbrojtja e të drejtave të pakicave – Udhëzuesi praktik i OKB-së 2023
- Analizë bashkëkohore e ligjeve për parandalimin e diskriminimit;
- Shembuj praktikë të politikave publike;
- Udhëzime për përmirësimin e mbrojtjes institucionale.
Dokumenti:
Mbrojtja e të drejtave të pakicave – Biblioteka Digjitale e Kombeve të Bashkuara
Dokumentet kryesore juridike ndërkombëtare dhe kombëtare
Kombet e Bashkuara – konventat ndërkombëtare
Këshilli i Evropës
Mbështetur nga
Ky aktivitet mbështetet nga CIVICUS Digital Democracy Initiative (DDI).
This activity is supported by the CIVICUS Digital Democracy Initiative (DDI).
Shpërndajeni!
Regjistrimet e fundit
Kontaktoni
Bul Kliment Ohridski, 7/1
Shkup, Maqedonia e Veriut
Telefoni: 02 32 17 242
faks: 02 32 17 240






